Mbrojtja e ambientit jetësorë dhe të natyrës, kërkon jo vetëm angazhim të politikës, institucioneve shkencore dhe njerëzve por edhe zgjidhje teknologjike nga kjo fushë. Edhe pse në botë ekzistojnë më shumë kompani që punojnë drejtë zgjidhjes së këtij problemi global, në pjesën e Evropës juglindore ekziston vetëm një Kompani që kryeson në këtë fushë, kjo është Kompania TEHNIKS SH.P.K me seli në Kraljevc të poshtëm R. Kroacisë.
Gjatë përvojës 20 vjeçare në fushën e projektimit, prodhimtarisë dhe instalimit të pajisjeve të ndryshme dhe instalimeve makinerike, kemi dhënë kontributin për tejkalimin e problemeve lidhur me:

  • Menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza
  • Menaxhimin e mbeturinave të forta komunale dhe mbeturinave të pa rrezikshme si dhe të llojeve të tjera të mbeturinave duke përfshirë edhe mbeturinat e rrezikshme
  • Pajisjet dhe instalimet makinerike për menaxhim me derivatet e naftës
  • Vendbanimet kontejnerike, kontejnerët tipik dhe special
  • Prodhime speciale, pajisje dhe instalime makinerike 

Republika e Maqedonisë, si një shtet me statusin e kandidatit për në BE, jo vetëm që duhet të harmonizoj legjislativin e saj por në periudhën e ardhme do të duhet ti kushtoj vëmendje zgjidhjes së problemeve nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësorë dhe të natyrës. Meqenëse në shtetin tonë, së paku në periudhën e deritanishme nuk ekzistonte kompani me një kapacitet të tillë, u shfaq nevoja për hapjen e firmës motër të firmës TEHNIKS SH.P.K me seli në qytetin e Shkupit. Pas disa takimeve dhe kontakteve të realizuara me kryetarin e kompanisë TEHNIKS, z. Gjuro Horvat u realizua ky synim. Më 29.05.2012, kryetari i kompanisë TEHNIKS, me bashkëpunëtorët e tij morri pjesë në hapjen solemne të zyrës TEHNIKS Shkup, me këtë edhe zyrtarisht filloi me punë kjo kompani edhe në Maqedoni. Pritet që në periudhën e ardhme, kjo kompani të filloj të zhvillohet duke i implementuar të gjitha standardet e implementuara nga kompania amë, me qëllim të vetëm, të ofroj zgjidhje të problemeve ekologjike në Maqedoni dhe jashtë kufijve të saja.

Logo Tehnix

  Sigurimi i prodhimeve cilësore, instalimeve makinerike, pajisjeve për zgjidhjen e problemeve nga fusha e trajtimit të ujërave të zeza, të gjitha llojet e mbeturinave dhe arritja e kënaqësisë maksimale tek blerësit dhe klientët e TEHNIKS-it, duke i respektuar të gjitha standardet që i posedoj kompania TEHNIKS.

Drejtues i kompanisë TEHNIKS Shkup

Sefedin Mustafoviq

 Ne dimë se ku jemi dhe në ç’drejtim do të lëvizim. Së bashku do ti arrijmë qëllimet e synuara!
Logo Tehnix